30 C
Pristina
Monday, July 1, 2024

Ky është doktori që paguhet 52 mijë euro në muaj në një klinikë private, pagat vjetore në tre vende pune kapin shifrën 631 mijë euro

- Advertisement -

Nuk do ta besoni por në Kosovën tonë të varfër ka mjek që paguhet hiq më pak se 52 mijë euro në muaj.

- Advertisement -

Ndërsa paga vjetore i kap shifrën 624 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus.

Nuk është shaka por e vërtetë. Fiks 52 mijë euro në muaj paga të deklaruara nga vetëm një vend i punës.

- Advertisement -

Por kush është ky mjek? Cili spital po i jep pagë mbi gjysmë milioni euro në vit?

Çfarë bënë ky doktor që meriton ketë pagë?

- Advertisement -

Para se të tregojmë më shumë detaje për këtë doktor, po ju njoftojmë se Gazetë Infokus ka nisur publikimin e një serie raportimesh hulumtime e storie të të ardhurave të mjekëve të cilët paguhen me shuma marramendëse nga klinikat private.

Doktori që merr këtë Pagë të majme vjetore është Zgjim Limani, Specialist i Otorinolaringologjisë.

Pagën marramendëse, Limani e merr nga puna në Klinikën Amerikane në Prishtinë.

Doktor Limani punon edhe në dy institucione të tjera shëndetësore. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka deklaruar se merr 13 mijë e 224 euro në vit dhe në Klinikën “Thuringen Brandenburg” në Gjermani ku merr 17 mijë 480 euro në vit.

Mirëpo shumën marramendëse të pagës vjetore ai e merr në Klinikën private në Kosovë, pra nga Klinika Amerikane ai paguhet 631 mijë e 769 euro në vit.

Mirëpo nuk mbaron me kaq. Pasuria e këtij mjeku pra të cilën e ka deklaruar vetë është e majme.

Ai pasuri të paluajtshme posedon një shtëpi në vlerë 570 mijë euro, Truall 150 mijë euro, përsëri Truall në vlerë 80 mijë euro, Objekt afarist hiq më pak se 1.5 milionë euro.

E gjithë pasuria e paluajtshme kap vlerën 3.5 milionë euro.

Përveç kësaj ai posedon edhe vetura të shtrenjta. Limani ka një veturë të tipit Porche në vlerë 170 mijë euro. Një veturë tjetër të tipit “BMË”, 50 mijë euro si dhe një Toyota 40 mijë euro.

Doktori po duket të jetë edhe marakli i orave të shtrenjta. Ai ka në posedim një orë “Rolex” dhe tre orë “Aventi” që kapin vlerën 60 mijë euro.

Pavarësisht gjithë kësaj pasurie ai ka edhe para të gatshme në banka ne Kosovë e në Gjermani.

Të shprëndara në katër banka ai ka diku 420 mijë euro.

Doktor, Zgjim Limani është bashkëpronar me 50 për qind në kompaninë “Oceanija Beach” dhe pronar i vetëm i “Hotel City Central”.

Të dhënat e lartë përmednura janë pasuri e deklaruar nga vetë doktori.

Gazeta Infokus do të vazhdojë të raportojë për pagat e majme të doktorave në Kosovë, e kjo seri u nisë me doktor Zgjim Limanin për shkak të pagës së tij të majme mujore në një Klinikë Private./Infokus

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -