25.8 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Kurti: Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen nën rrethimin e forcave tona, i ftoj të dorëzohen

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ka bërë të ditur se janë rreth 30 persona që gjenden në zonën ku është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Kurti në konferencë për media ka bërë thirrje që të dorëzohen 30 personat në fjalë.

- Advertisement -

“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtaratë e policë, që janë nën rrethimin e forcave tona dhe i ftoj të dorëzohen. Ata janë që po e sulmojnë policinë tonë edhe pasi e kanë vrarë Afrim Bunjakun dhe kanë plagosur Alban Rashitin”, ka thënë ai.

“Janë së paku 30 persona të armatosur, profesionist ushtarak a policë që ndodhen nën rrethimin e forcave policore, të cilët i ftoj që të dorëzohen tek organet tona të sigurisë. Janë së paku 30 të tillë. Ata janë që po e sulmojnë policinë tonë edhe pasi që kanë vrarë Afrim Bunjakun dhe kanë plagosur Alban Rashitin”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Shefi i Qeverisë ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe t’i lënë institucionet e sigurisë ta kryejnë punën e tyre.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -