Koci kritikon ashpër opozitën: A keni pa opozitë më të coftë?

- Advertisement -
- Advertisement -

Avokati Arianit Koci e ka kritikuar ashpër opozitën për pasivitet.

Ai ka vlerësuar se partitë opozitare nuk po reagojnë për asgjë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se opozita është traumatizuar nga fitorja e Albin Kurtit.

“A keni pa opozitë më të coftë? Rrogat e deputetëve po i marrin pa punu. Në të njëjtën kohë, po tutën; janë traumatizu prej Albinit. Pse me reagu? Zgate Zot. Me këtë bllok kundërshtar dhe me votues që nuk reagojnë për kurgjo, pushteti degradon. Sidomos te rasti i Albinit, kur nuk e ka asnjë bashkëpunëtor karizmatik rreth vetes dhe askush nuk guxon me i tregu, edhe kur e ka gabim. Tash kundërshtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Pas kësaj, gjendet një arsye tjetër”, ka shkruar Koci.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -