24.4 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Haxhi Avdyli i reagon fort Baton Haxhiut, i referohet si ‘argat i Stanishiçit’

- Advertisement -

Deputeti i ‘Guxo’, Haxhi Avdyli, i ka reaguar ashpër gazetarit Baton Haxhiu.

Haxhiu gjatë ditës së djeshme, në një shkrim të publikuar, ka sulmuar fort presidenten Osmani.

- Advertisement -

Haxhiu, ndër të tjera, kishte shkruar se “Vjosa do shuhet si histori turpi”, dhe sipas tij, “është produkt njëpërdorimësh i Kurtit”.

Deputeti Haxhi Avdyli ka shkruar në Facebook se “kur sulmet e argatëve të Stanishiqit si Batoni me shokë janë të ashpra, e kur shtohen nervoza, e shpifjet e mercenarëve politikë ndaj presidentes Vjosa Osmani, e kryeministrit Albin Kurti, atëherë të gjithë ne po bindemi 100% që këta liderë janë në rrugë të drejtë dhe janë duke punuar shumë për sovranitet, integritet e ligjshmëri në Kosovë”.

- Advertisement -

Tutje, Avdyli thotë se sa më e lartë po shkon shkalla e përbaltjes së klubit të vjetër e të dështuar, indikatorët e suksesit tonë si shtet po ngriten e më lartë po shkon edhe shkalla e kënaqshmërisë së qytetarëve me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -