13.5 C
Pristina
E enjte, 12 Shtator, 2024

Grenell reagon pasi u rrëzua një nga aktakuzat më të forta kundër Trump’it: Radha e Hashim Thaçit

- Advertisement -

Ish emisari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pasi gjykatësja federale e qarkut Aileen Cannon e ka hedhur poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuara kundër Donald Trump, raporton CNN.

Në një vendim të hënën, Cannon tha se emërimi i prokurorit special Jack Smith e shkel Kushtetutën.

- Advertisement -

Ai ka thënë se rasti i Jack Smith kundër Trumpit po shpërbëhet, duke shtuar se radha është që të shpërbehet edhe rasti për Hashim Thaçin, ish-presidentin e Kosovës që po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale që nga viti 2020.

Aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së i kishte ngritur Jack Smith si kryeprokuror i Gjykatës Speciale në vitin 2020, për të dhënë dorëheqje më pas në vitin 2022 pikërisht për ta marrë rastin e Donald Trump, në të cilat raste e bën ndërlidhjen Grenell.

- Advertisement -

“Rasti i Jack Smith kundër Trump po shpërbëhet. Radha është te ti, Hashim Thaçi ”, ka shkruar Grenell në “X”.

Grenell si një nga personat më të afërt politikisht të Trumpit, vazhdimisht e ka suImuar Jack Smithin.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -