22.7 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Filmohet krijesa e frikshme në thellësinë e Oqeanit

- Advertisement -

Shumë njerëz kanë frikë nga detet dhe oqeanet për shkak të krijesave që fshihen në thellësi, disa prej të cilave janë vërtet rrëqethëse.

- Advertisement -

Studiuesit nga Universiteti i Australisë Perëndimore dhe organizata “Kelpie Geosciences” kanë publikuar një video të regjistruar në Paqësorin Jugor më 8 maj, e cila të lë pa frymë.

Krijesa e filmuar në 1026 metra duket e jashtëzakonshme shkencëtarët shprehen se “rrallë shihet”.

- Advertisement -

Ata po eksploronin thellësitë e errëta, duke përdorur një nëndetëse, kur një kallamar gjigant, i njohur si Taningia danae, shfaqet para kamerës.

Ajo shtriu tentakulat e saj, ndoshta duke menduar se kishte siguruar drekën.

- Advertisement -

Kjo specie, meqë ra fjala, është e njohur për dy fotofora të mëdha në fund të tentakulave që prodhojnë biolumineshencë, raporton LadBible.

Pra, kallamari, i cili arrin gjatësinë maksimale deri në 2.3 metra dhe peshon deri në 160 kilogramë, ka “fenerë” për lëvizje më të lehtë në errësirë!

Në të njëjtën kohë, ato shërbejnë për të ngatërruar dhe mashtruar gjahun.

“Ndërsa shikonim videon, kuptuam se kamera ishte ‘sulmuar’ nga Taningia danae”, thanë studiuesit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -