22.7 C
Pristina
Wednesday, July 24, 2024

Federata e Serbisë çon ankesë zyrtare në UEFA kundër Mirlind Dakut

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Serbisë i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s, Teodor Teodoridis, pas skenave në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë (2:2).

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Serbisë ka kërkuar të sanksionohen dy federatat, ato të Shqipërisë dhe të Kroacisë.

Po ashtu, Federata e Futbollit serb është ankuar zyrtarisht edhe për rastin e Mirlind Dakut, i cili në përfundimin e sfidës ka marrë megafonin e tifozëve dhe ka brohoritur kundër maqedonëve dhe serbëve.

- Advertisement -

“Federata e Futbollit të Serbisë ju drejtohet në lidhje me ngjarjet në ndeshjen e djeshme të turneut final EURO 2024 ndërmjet ekipeve kombëtare të Kroacisë dhe Shqipërisë (Faza e grupit, Grupi B, Hamburg, 19.06.2024), kur pati një thirrje të përbashkët të turpshme nga tifozët e të dyja kombëtareve, e cila drejtohej kundër kombit serb në tërësi”, thuhet në reagim.

“Siç me siguri jeni të informuar, nga 58 minuta e 28 sekonda në 58 minuta e 50 sekonda, tifozët kroatë dhe shqiptarë kanë thirrur së bashku ‘Vrite, vrite Serbin’. Në fjalë nuk bëheshin individë nga radhët e tifozëve, por një numër i madh i tifozëve të këtyre kombëtareve, gjë që në atë moment nuk ishte sanksionuar sipas rregullores së UEFA-s, e cila është e qartë, si dhe veprimet e zyrtarëve në ato situata”, tha Federata e Futbollit të Serbisë.

“Sipas informacioneve që kemi, një lojtar i skuadrës shqiptare, pas përfundimit të lojës, përballë tribunës me tifozët shqiptarë, ka përdorur megafonin për të brohoritur të njëjtat thirrje dhe në këtë mënyrë duke ndezur ‘flakë’ turmën#, vazhdon reagimi.

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Serbisë ka thënë se se në momentin kur ka nisur brohoritja e lartpërmendur nga tifozët e të dyja kombëtareve, loja është dashur të ndërpritet.

Federata e Futbollit të Serbisë i ka bërë thirrje UEFA-s që t’i ndëshkojë “sa më parë përgjegjësit e ngjarjeve të sipërpërmendura dhe të siguroheni që ndeshjet të luhen normalisht”.

- Advertisement -
- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -