Dështon seanca e 22-të konstituive – As sot Albulena Haxhiu nuk i mori votat për Kryetare të Kuvendit

- Advertisement -
- Advertisement -

Për të 22-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet plotësisht, pasi as në seancën e sotme nuk u siguruan votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të marrë mbështetjen e nevojshme nga deputetët.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka bërë me dije se në seancë të pranishëm ishin; 109 deputetë, prej tyre vetëm 54 votuan për.

“54 për, 1 kundër, abstenim nuk ka – ndërpitet seanca shihemi me 29 maj në ora 11:00”, tha Dehari.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -