Dalin pamjet nga momenti kur u arrestuan serbët e dehur që suImuan policët e Kosovës në veri të Mitrovicës

- Advertisement -
- Advertisement -

Gjashtë persona janë arrestuar në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut pasi i kanë sulmujar tre zyrtarë policorë në orët e para të së martës.

Deri te sulmi erdhi pasi Policia e Kosovës intervenoi për të parandaluar përleshjen mes këtyre personave.

Policia njoftoi se pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për ta ndaluar rrahjen të dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policor, ku tre (3) zyrtar policor kanë pësuar, lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Që të gjithë kanë rezultuar se kanë qenë nën ndikim të alkoolit. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku gashtë (6) personat e dyshuar me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, njoftoi Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Mediumi lokal Kossev ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të tyre.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -