Borell vjen me një mesazh: Mos bëni me shenja, do ta përcjellim se a po e zbatoni marrëveshjen

- Advertisement -
- Advertisement -

Kryediplomati evropian, Josep Borell ka arritur tashmë në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, prej ku ka konfirmuar se do të flasë edhe për marrëveshjen e Ohrit që u arrit mes Kosovës dhe Serbisë. Çka tha ai para gazetarëve?

Shefi i diplomacisë evropiane e bëri të qartë se “çfarëdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje marrëveshjen është e kotë”.

“Sa u përket takimit dhe marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, më lejoni të them që çfarëdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje marrëveshjen, është e kotë. Për marrëveshjen është bërë pajtueshmëri, duhet të zbatohet dhe nuk ka hapësirë për të zgjedhur e për të kapur” – ka thënë ai.

Madje, Borell duket të ketë pasur edhe një mesazh specifikisht për dy liderët, Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq, të cilët këto ditë kanë folur për marrëveshjen edhe në publik.

Ai ka këshilluar që “të mos bëhet me shenjë nga askush”.

- Advertisement -

“Është një tërësi, duhet të zbatohet në të gjitha pjesët, në mënyrë të plotë dhe ne do të përcjellim për së afërmi se kush është duke e zbatuar e kush jo dhe unë do t’i këshilloja ata që të mos bëjnë me shenjë nga askush, por ta bëjnë punën e tyre” – tha ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -