Arratisja e Enver Sekiraqes, flet kryeministri Kurti

- Advertisement -
- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në hapje të mbledhjes së qeverisë për arratisjen e Enver Sekiraqës.

Kurti ka thënë se arratisja e Sekiraqës, është dështim i sistemit gjyqësor.

“Në fundjavën që lamë pas kuptuam që njëri prej personave më famëkeq nga bota e krimit i cili javën e kaluar u dënua përfundimisht me 25 vjet burg për vrasjen e Triumf Rizës, policit të Kosovës, është arratisur. Të gjithë ata që e kanë njohur Triumfin e përshkruajnë si profesionist, të shkathtë e njerëzor. Triumfin e kam takuar edhe unë dhe kam këtë përshtypje”, ka thënë Albin Kurti, raporton Nacionale.

“Arratisja e personit përgjegjës për vrasjen e tij, Enver Sekiraqa, është dështim i sistemit tonë gjyqësor që vazhdon të arratiset nga drejtësia. Edhe më e rëndë bëhet situata, kur këso raste nuk bëjnë përjashtim, nuk ngjajnë si rastësi. Qeveria angazhohet për çdo ditë për të përfshirë nga të gjitha komunitetet në jetën institucionale, zhvillimin ekonomik, drejtësinë sociale dhe të Kosovës”, tha Kurti.

“Vendosja e rendit dhe ligjit është kusht i domosdoshëm. Këtë nuk e bëjmë kundër askujt, e bëjmë gjithnjë për të gjithë. Për interesin publik. Shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit janë dhe duhet të jenë qëllim i shtetit. Me gjyqësorin e mirë, që drejtësinë e ligjin i bën sinonime në përshtypjen. Vrasësit e policëve në liri janë kulmi i padrejtësisë, reforma në drejtësi që dikur ishte nevojë, tash është urgjencë. Urgjencë kombëtare e shtetërore”, theksoi kryeministri i vendit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -