Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, ka reaguar ndaj deklaratës së Christopher Hillit, ambasador i ShBA-së në Serbi, i cili theksoi se nuk është kusht njohja me Kosovën që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Rohde ka shpërndarë një deklaratë të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, i icli kishte thënë se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë e përfshinë njohjen reciproke.
“Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të Kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor ’22 për normalizimin përfshirë njohjen reciproke. Kjo ende qëndron: Rruga është aty: Zbatim i plotë i marrëveshjeve të Brukselit/ Ohrit nga të dyja palët sa më parë” – ka shkruar Rohde.
Just as a reminder: Read @Bundeskanzler Scholz’ clear statement during his visits to 🇽🇰+🇷🇸 in June ’22 on normalization, incl mutual recognition!
That still stands.
The path is there: full implementation of the Brussels/Ohrid agreements by both sides asaphttps://t.co/whuG4Sm6oV— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 13, 2024
