25.8 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Abazoviç do t’i japë Gjokoviçit pasaportë nderi të Malit të Zi

- Advertisement -

Kreu i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se do t’i japë pasaportën e nderit të Malit të Zi, tenistit serb, Novak Gjokoviq.

- Advertisement -

Abazoviq ka thënë se Gjokoviq “është një tifoz i madh i Malit të Zi”.

“Në përgjithësi mendoj se sporti na ndihmon shumë për të kapërcyer disa nga vështirësitë që kemi, politike apo ekonomike, në një mënyrë shumë më të lehtë. Mbështetja ime e plotë për njerëzit që janë një markë globale. Nuk janë markë e Serbisë, as e Malit të Zi, janë markë globale, mendoj se kanë respekt të barabartë në Filipine, në SHBA, në Afrikë dhe natyrisht në vendin nga vijnë”, është arsyetuar Abazoviq.

- Advertisement -

Tenisti serb Gjokoviq disa herë ka pasur qëndrime nacionaliste kundër Republikës së Kosovës.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -