15.8 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Babai e gjen vajzën e mitur në dhomë me një djalë, i çon të dy në Polici

- Advertisement -

Vajzat e mitura vazhdojnë të jenë viktima të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale. E të dyshuarit në shumë raste janë persona të cilët ndonëse janë në dijeni për moshën minorene të viktimave, krijojnë lidhje dashurie dhe intime me to.

- Advertisement -

Një person në Prishtinë ka dërguar në stacion policor vajzën e tij të mitur, pasi të njëjtën e gjeti në dhomë me një djalë, po ashtu të mitur.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se babai i ka gjetur 14-vjeçaren me të dashurin e saj në dhomën e këtij të fundit dhe për shkak të dyshimeve se ata kanë mundur të kryejnë marrëdhënie seksuale, ka kërkuar ndihmën e Policisë.

- Advertisement -

Por këtë e kanë mohuar të miturit, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale bashkë.

Në kuadër të veprimeve hetimore, vajza e mitur është dërguar për ekzaminime mjekësore gjinekologjike, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 17-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Sulm seksual’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -