Akullnaja e Antarktikut po tërhiqet me një ritëm më të shpejtë se në dekadat e mëparshme, duke ngritur shqetësime për një kolaps të plotë.
Javën e kaluar, shkencëtarët zbuluan të dhëna shqetësuese në lidhje me akullnajën gjigante Thwaites në Antarktik.
Studiuesit thanë se ka një “pamje të zymtë” për të ardhmen e akullnajës, shkruan euronews.
Me përmasat e Mbretërisë së Bashkuar, kjo masë e ngrirë është quajtur “Akullnaja e Apokalipsit” për shkak të efektit katastrofik që kolapsi i saj do të kishte për planetin.
Nëse kjo akullnajë do të shkrihej, niveli i detit do të rritej në një mënyrë që do të ndikonte qindra miliona njerëz, thonë shkencëtarët.
Megjithatë, këtë javë ka pasur edhe lajme pozitive për akullin e detit. Provat fillestare që përfshijnë pompimin e ujit të detit mbi dëborën në Arktikun Kanadez kanë treguar potencialin për të trashur akullin poshtë.
Kolapsi i Akullnajës së Apokalipsit do të përmbytë zona të mëdha të planetit Tokë
Zbulimi që do ta ndihmojë planetin – shkencëtarët kanë gjetur mënyrën për të rritur vëllimin e akullit në det
Zbulimi që do ta ndihmojë planetin – shkencëtarët kanë gjetur mënyrën për të rritur vëllimin e akullit në det
Para 8 ore
Akullnaja e Antarktikut po tërhiqet me një ritëm më të shpejtë se në dekadat e mëparshme, duke ngritur shqetësime për një kolaps të plotë.
Javën e kaluar, shkencëtarët zbuluan të dhëna shqetësuese në lidhje me akullnajën gjigante Thwaites në Antarktik.
Studiuesit thanë se ka një “pamje të zymtë” për të ardhmen e akullnajës, shkruan euronews.
Me përmasat e Mbretërisë së Bashkuar, kjo masë e ngrirë është quajtur “Akullnaja e Apokalipsit” për shkak të efektit katastrofik që kolapsi i saj do të kishte për planetin.
Nëse kjo akullnajë do të shkrihej, niveli i detit do të rritej në një mënyrë që do të ndikonte qindra miliona njerëz, thonë shkencëtarët.
Megjithatë, këtë javë ka pasur edhe lajme pozitive për akullin e detit. Provat fillestare që përfshijnë pompimin e ujit të detit mbi dëborën në Arktikun Kanadez kanë treguar potencialin për të trashur akullin poshtë.
Kolapsi i Akullnajës së Apokalipsit do të përmbytë zona të mëdha të planetit Tokë
Shtresa e akullit në Antarktik po shkrihet me një ritëm më të shpejtë se në dekadat e mëparshme, duke ngritur shqetësime për një kolaps total.
Një ekip shkencëtarësh britanikë dhe amerikanë kanë monitoruar akullnajën Thwaites që nga viti 2018 dhe u takuan në British Antarctic Survey (BAS) javën e kaluar për të zbuluar gjetjet e tyre.
Shtresa e akullit, e cila është mbi 2000 metra e trashë në disa vende, është një nga akullnajat më të mëdha dhe që ndryshojnë më së shpejti në botë, transmeton Telegrafi.
Vëllimi i akullit që rrjedh në det nga akullnaja Thwaites dhe akullnajat fqinje është më shumë se dyfishuar nga vitet 1990 deri në vitet 2010.
Rajoni më i gjerë, i quajtur Gryka e Detit Amundsen, përbën 8 për qind të shkallës aktuale të rritjes globale të nivelit të detit prej 4.6 milimetra në vit.
Nëse akullnaja Thwaites do të shembej plotësisht, niveli i detit do të rritej me 65 centimetra, thanë studiuesit.
“Thwaites është tërhequr për më shumë se 80 vjet, duke u përshpejtuar ndjeshëm gjatë 30 viteve të fundit, dhe gjetjet tona tregojnë se do të tërhiqet edhe më tej dhe më shpejt”, tha Dr. Rob Larter, një anëtar i Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Akullnajën Thwaites (ITGC) që monitoron shtresën e akullit dhe një gjeofizikan detar në BAS.
“Ekziston një konsensus që tërheqja e Thwaites Glacier do të përshpejtohet diku brenda shekullit të ardhshëm”, shtoi ai.
“Megjithatë, ekziston gjithashtu shqetësimi se proceset shtesë të zbuluara nga studimet e fundit, të cilat ende nuk janë studiuar mirë për t’u përfshirë në modele në shkallë të gjerë, mund të shkaktojnë që shkrirja të përshpejtohet më shpejt”, deklaroi gjeofizikani.
Gjetjet sugjerojnë se akullnaja Thwaites dhe pjesa më e madhe e Akullit të Antarktidës Perëndimore mund të humbasin deri në shekullin e XXIII-të.
Akullnaja Thwaites është jashtëzakonisht e cenueshme sepse akulli i saj qëndron mbi një shtrat shumë poshtë nivelit të detit, i cili shtrihet me pjerrësi drejt zemrës së Antarktidës Perëndimore.
Duke përdorur teknologji të përparuar, si robotë nënujore, teknika të reja anketimi dhe qasje të reja në modelimin e rrjedhës dhe thyerjes së akullit, shkencëtarët kanë fituar njohuri të reja mbi këto procese.
Provat fillestare tregojnë se uji i detit mund të përdoret për të trashur akullin e detit në Arktik
Në lajme pozitive, një projekt ambicioz që eksperimenton me trashjen e akullit të detit në Arktikun Kanadez ka treguar sukses gjatë testeve fillestare.
Start-up-i britanik, “Real Ice” kreu prova në terren më herët këtë vit duke pompua ujë deti mbi shtresat e akullit.
Akulli i detit në Arktik po shkrihet gjithashtu me shpejtësi si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe shkencëtarët parashikojnë se rajoni do të jetë pa akull gjatë verës në vitet 2030.
Studiuesit nga Real Ice synojnë të forcojnë shtresat e akullit, nga të cilat varen jeta e egër polare dhe komunitetet Inuit.
Start-up-i po eksperimenton duke shpërthyer përmes akullit deri në oqeanin poshtë dhe duke pompuar ujë sipër mbi dëborën.
Uji mbush xhepat e ajrit në dëborë dhe ngrin, duke u kthyer gradualisht në akull.
“Objektivi ynë është të demonstrojmë se trashja e akullit mund të jetë efektive në ruajtjen dhe rikthimin e akullit të detit në Arktik”, tha Andrea Ceccolini, bashkë-CEO i Real Ice, për New Scientist.
Provat e kompanisë, të kryera në bashkëpunim me Qendrën për Riparimin e Klimës në Universitetin e Kembrixhit, rezultuan në një rritje natyrore prej 25 centimetrash të akullit në pjesën e poshtme të tij.
“Rezultatet në muajin maj konfirmojnë se, në fakt, po, arrihet kjo normë shtesë e rritjes së akullit të ri të detit nga pjesa e poshtme”, tha Shaun Fitzgerald, drejtori i Qendrës për Riparimin e Klimës, për New Scientist. /Telegrafi/