5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

VlDEO: MrekuIIi në Turqi, foshnja 2-muajshe nxirret e gjallë nga rrënojat pas 29 orësh

- Advertisement -

Një foshnjë 2-muajshe është nxjerr e gjallë në qytetin e Hatajit, 29 orë nga rrënojat pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë. Video ka bërë xhiron e rrjetit, ndërsa përlot të madh e të vogël.

- Advertisement -

Në pamje shihet anëtari i ekipit i shpëtimit, që merr foshnjën dhe e fut në një ambulancë, ndërsa një prej tyre e fut foshnjën në xhupin e tij dhe më pas e mbulojnë me batanije.

Kështu u gjet edhe një fëmijë i identifikuar si Ahmed nën rrënojat e shtëpisë së tij në fshatin Qatma në veri të Alepos, Siri. Forcat e kërkim shpëtimit shkuan menjëherë atje dhe arritën ta shpëtonin.

- Advertisement -

Video të tjera në rrjetet sociale tregojnë ekipet e shpëtimit që nxitojnë të nxjerrin nga rrënojat fëmijë të shumtë që i kanë mbijetuar tërmetit katastrofik 7.8 ballë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur gjendjen e emergjencës në zonat e prekura nga tërmeti. Erdogan tha se kjo gjendje do të qëndrojë në fuqi për 3 muaj, për 10 provincat.

Ndërkohë, presidenti turk tha se tërmeti që goditi Turqinë mëngjesin e së hënës, duke i marrë jetën më shumë se 3 mijë personave deri më tani, ishte “fatkeqësia më e madhe” që kishte goditur ndonjëherë më parë vendin.

- Advertisement -

Rreth 54 mijë tenda dhe 102 mijë shtretër janë dërguar në rajonet e prekura, ndërsa në zonë kanë shkuar 5 mijë punonjës të shëndetësisë. Një ditë më parë, Turqia shpalli 7 ditë zie kombëtare.

Zonat e prekura në Turqi janë Kahramanmaras, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Ad?yaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -