13.4 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

‘Toka u hap 3 metra’! Eksperti i sizmiologjisë shpjegon se çfarë ndodhi me vijën ku u përplasën pllakat tektonike në Turqi?

- Advertisement -

Turqi- Toka pësoi një përplasje tektonike sot në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. Një ‘stuhi’ me tërmete ndodhën më pas si pasojë e çlirimit të energjisë.

- Advertisement -

Një ekspert italian i sizmiologjisë ka dhënë detaje të reja për tronditjen e fuqishme

Profesor Carlo Doglioni, president i Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë thotë se sot në ndodhi “ajo që ne e quajmë pllaka arabe të lëvizte rreth 3 metra përgjatë një drejtimi verilindje-jugperëndim në lidhje me pllakën e Anadollit; po flasim për një strukturë në zonën kufitare mes kësaj bote, atë të pllakës arabe dhe asaj të pllakës së Anadollit”.

- Advertisement -

Ai u shpeh se për të paktën 150 kilometra kishte një zhvendosje edhe më shumë se tre metra.

Gjithçka ndodhi në dhjetëra sekonda, duke rrezatuar këtë tërmet me magnitudë 7,8,-7,9 ballë, një tërmet që quhet i madh”.

Ndërsa sizmologu britanik Stephen Hicks ka paralajmëruar se Turqia dhe Siria mund të presin mijëra pasgoditje për javët apo muajt e ardhshëm. Teksa ka folur pak para goditjes së tërmetit të dytë, 7.5 ballë, Stephen Hicks, nga University College London, ai shpjegoi se 11 minuta pas tërmetit me magnitudë 7.8 të mëngjesit të sotëm, u regjistrua një pasgoditje prej vetëm një njësie me magnitudë më pak.

- Advertisement -

Ai tha se pasgoditjet më të fuqishme zakonisht vijnë së pari, por shtoi se askush nuk mund të “përjashtojë plotësisht” që një tjetër me përmasa të ngjashme të godasë përsëri. Ai tha se ekziston gjithashtu një shans shumë i vogël që të ketë një tërmet tjetër më të madh se goditja kryesore.

“Ne nuk mund ta përjashtojmë plotësisht këtë. Do të ketë dhjetëra dhe mijëra pasgoditje që do të ndodhin ende në javët apo muajt e ardhshëm, por ato gradualisht do të ulen me kalimin e kohës.” vazhdoi zoti Hicks.

Hicks shtoi se nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar me saktësi se kur do të ndodhë një tërmet, dhe ky ishte “lloji më i keq”, që zgjati rreth 100 sekonda dhe udhëtoi rreth 400 km në atë kohë.

“Është një tërmet shumë i cekët nën një zonë shumë të populluar dhe në një rajon ku ndërtesat thjesht nuk mund ta durojnë këtë nivel të lëkundjes, Kur flasim për tërmete kaq të mëdha, epiqendra nuk është një pikë e vetme. Në fakt është shpërthyer përgjatë një çarje prej rreth 400 km.” ,tha ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -