Raportuesi për Kosovën në Parlamentn Evropian, Riho Terras, ka thënë për Klan Kosovën se bashkërisht me eurodeputetin kroat, Tonino Picula-n, po konsiderojnë të angazhohen me pesëshen mosnjohëse të Kosovës në Bashkimin Evropian, që të njohin Kosovën.
“Kjo është diçka tjetër për të cilën mendoj se Komisioni dhe Kaja Kallas duhet të punojnë. Nga ana jonë, ne jemi duke e konsideruar mundësinë, bashkë me kolegun tim që raporton për Serbinë(Tonino Picula), ndoshta edhe me ca të tjerë, që duhet të nisim dialogun me këto vende dhe poashtu të gjejmë mënyra se si këto vende mos-njohëse të nisin procesin për ta njohur Kosovën si shtet”, ka thënë ai.
