12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Shefqet Kabashi nis dëshminë e tij në Hagë

- Advertisement -

Në Hagë ka nisur dëshminë e tij, Shefqet Kabashi në rastin e ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

- Advertisement -

Pranë Dhomave të Specializuara në Hagë po dëshmon Shefqet Kabashi në rastin e ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Kabashi ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjet e Speciales, duke thënë se kjo gjykatë i ka shkaktuar shumë dëmtime Kosovës.

- Advertisement -

“Unë kam qenë i sjellshëm me ju, sepse ju e dini që nuk ka qenë gatishmëria ime për të ardhur, megjithatë jeni përpjekur që të gjeni të gjitha mundësitë për të më sjell këtu dhe për këtë arsye nuk mund të bashkëpunoj me ju, me prokurorët. Ju dëmtoni kaq shumë njerëz, përfshirë këtu edhe dëshmitarët dhe të gjithë vendet tona”, ka thënë Kabashi.

Kjo dëshmi pritet të zgjasë dy ditë.

Ai po dëshmon në Gjuhën Angleze, meqë sipas tij në deklarimet e mëhershme të dhëna në gjuhën shqipe është keqkuptuar për shkak të dialektit.

- Advertisement -

I njëjti kishte dëshmuar edhe në rastin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai konsiderohet dëshmitar kyç në rigjykimin e Haradinajt, Balajt dhe Brahimajt.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -