Rezultati nga balotazhi në Kosovë, reagon për herë të parë kryeministri Albin Kurti

- Advertisement -
- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke bërë të ditur se partia e tij ka fituar në Mitrovicë, Fushë Kosovë, Obiliç dhe Gjilan.

– Advertisement –
Në total, sipas Kurtit, LVV ka fituar në shtatë komuna ndërsa e cilësoi si sukses rezultatin e zgjedhjeve.

“Falenderoj qytetarët që shfrytëzuan të drejtën për të zgjedhur në mënyrë demokratike kryetarët e komunave. Lëvizja Vetëvendosje është hera e katërt që merr pjesë në zgjedhje lokale. Në 2013 kemi fituar një komunë, herën e dytë në 2017 kemi fituar tre komuna, herën e tretë në 2021 kemi fituar katër komuna, ndërsa këtë herë kemi fituar shtatë komuna. Ky është sukses i Lëvizjes Vetëvendosje, natyrisht që kemi synuar më shumë. Më lejoni të përgëzoj katër kryetarët e komunave që kanë qeverisur gjatë katërvjeçarit të kaluar: Podujevën, Shtimjen, Kamenicën, të cilave iu bashkua edhe Gjilani. Sonte, me fitore të madhe kemi dhe Mitrovicën, Fushë Kosovën dhe Obiliçin”, tha Kurti.

Kurti tha se LVV-ja ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, pasi “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër saj.

“LVV-ja është ballafaquar me të përbashkëtën e tyre e cila është një situatë e paprecedentë në historinë elektorale të Kosovës ndaj ky është një sukses i joni dhe i qytetarëve. Po shkoj tani në tubimin festiv në Fushë Kosovë”, shtoi ai.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -