Qeveria miraton dhënien e pagës së 13-të

- Advertisement -
- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për miratimin e dhënies së pagës së 13-të për të gjithë punonjësit që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës, shkruan Insajderi.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti u shpreh se ky hap vjen si vlerësim për punën e shërbyesve publikë dhe si përmbushje e një zotimi të dhënë më parë.

Sipas tij, ky vendim është një shprehje konkrete e mirënjohjes për kontributin e tyre në funksionimin e institucioneve dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Siç kemi premtuar, po e realizojmë këtë zotim duke dëshmuar se përgjegjësia ndaj punëtorëve përkthehet në veprime konkrete. Pagesa e 13-të synon të mbështesë mirëqenien e familjeve të tyre dhe të lehtësojë barrën e tyre ekonomike,” deklaroi Kurti.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -