Pas shumë sfidave dhe proceseve gjyqësore, Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës mposht zyrtarisht Kishën Serbe – nga tani, të gjithë besimtarët ortodoksë kanë adresë te Peshkopi i Kosovës, Nikollë Xhufka

- Advertisement -
- Advertisement -

Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës (KOAK) ka njoftuar se, duke filluar nga dita e diel, në ambientet e Mitropolisë së Prishtinës do të nisë regjistrimi zyrtar i besimtarëve ortodoksë.

Sipas njoftimit, ftesa u drejtohet të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë, personave që kanë prejardhje familjare ortodokse, si dhe atyre që ndihen pjesë e traditës dhe komunitetit ortodoks shqiptar dhe dëshirojnë të jenë pjesë aktive e jetës së Kishës.

Në njoftim thuhet se regjistrimi konsiderohet një akt besimi dhe përkushtimi ndaj Zotit, si dhe një dëshmi e ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore e kombëtare. Gjithashtu, KOAK fton edhe personat që, sipas saj, janë asimiluar, të rikthehen në origjinën e tyre shpirtërore dhe në rrënjët e tyre shqiptare.

Sipas Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës, ky proces synon organizimin, forcimin dhe ruajtjen e identitetit shpirtëror dhe kombëtar të komunitetit ortodoks, duke e lidhur besimin me përgjegjësinë ndaj kombit dhe historisë.

Në fund të njoftimit, KOAK u bën thirrje besimtarëve të marrin pjesë në këtë proces, duke i mirëpritur në Mitropolinë e Prishtinës në frymën e unitetit, besimit dhe dashurisë për Zotin dhe Kosovën.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -