Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa projektligje dhe vendime.
Sipas njoftimit të ZKM’së, janë miratuar Projektligji për Energjinë dhe ai për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Ndërkohë është miratuar vendimi për ndryshimet në Tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, me qëllim të përmbushjes së obligimeve financiare dhe kontraktuale të papërmbushura nga viti paraprak.
“Vendimin me të cilin në përputhje me nenet përkatëse të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si dhe me Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, miratohet rregullimi kontabël i shpenzimeve buxhetore të realizuara gjatë periudhës së financimit të përkohshëm për tremujorin e parë 2026, në mënyrë që ato të reflektohen sipas strukturës së re organizative të përcaktuar me Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive”, thuhet në njoftim.
