10 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Presidenti i Shqipërisë këshillon Kurtin: Dëgjoje çdo rekomandim që vjen nga ShBA’ja – s’kemi nevojë për vetizolim por për miq

- Advertisement -

“Ne nuk kemi nevojë për vetëizolim, ne kemi nevojë për miq, për mbështetje. Kështu që duhet patjetër që çdo rekomandim i dhënë nga aleati ynë strategjik duhet të dëgjohet. Duhet të dëgjohet më së tepërmi nga politikanët e Kosovës, ata të cilët janë vendimmarrësit për këtë gjë. Do të këshilloja që, të gjithë politikanët e Kosovës, të gjithë shqiptarët, duhet të kuptojnë që ne kemi vetëm një busull, ajo busull duhet të na orientojë drejt rrugëtimit euroatlantik”, ka thënë Begaj, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

- Advertisement -

Begaj ka thënë se ai ka kërkuar njohjen e Kosovës në secilin takim që ka zhvilluar si President i Shqipërisë, me çdo partner ndërkombëtar apo organizatë ndërkombëtare.

“Në fakt mbështetja e Kosovës është domosdoshmëri, domosdoshmëri jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin, për faktin që faktori shqiptar është një faktor i rëndësishëm për paqen, për sigurinë, mirëqenien dhe për zhvillimin e qëndrueshëm. Faktori shqiptar e ka në ADN-në e vet frymën europiane dhe rrugëtimin euroatlantik.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Shqipëria e mbështet fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Për të ardhur në situatën e tanishme, Shqipëria dhe unë në fjalën time dje në OKB, mbështesim fuqimisht dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, dialog i cili është i lehtësuar nga Bashkimi Europian dhe i mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë partneri dhe aleati ynë strategjik”, ka thënë tutje Begaj.

Ndryshe, Emisari i ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se tashmë Kosova po përballet me pasojat e mosgatishmërisë për të punuar ngushtë me Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

Ai ka thënë se i kishte ofruar Kosovës një fushatë të re të njohjeve, për t’i bindur vendet e ndryshme që Kosova ka bërë gjithçka që ishte e nevojshme sipas Marrëveshjes së Ohrit.

Escobar ka thënë se kanë shpresuar edhe për dialogun strategjik SHBA-Kosovë, dhe se mezi presin që Kosova të futet në Partneritetin për Paqe të NATO dhe që të mbështesin kandidaturën e Kosovës për në BE. Por thotë se për këtë vit këto s’janë në tavolinë, dhe ka shprehur shpresë se mund të ndodhin në vitin2024. E gjithë kjo sipas Escobar, meqë Kosova s’po e zbaton Marrëveshjen e Ohrit.

“Nuk dua të flas për masat. Dua të flas për pasojat. Pra, tashmë Kosova po përballet me pasoja nga mosgatishmëria e saj për të punuar ngushtë me Bashkimin Evropian. Por ajo që po them është ajo që keni nuk janë pasoja, por mundësi të humbura. Kështu që pas Ohrit, unë kisha diskutuar me qeverinë e Kosovës, SHBA-të të nisin një fushatë të re njohjeje për të bindur vendet se Kosova kishte bërë gjithçka që ishte e nevojshme sipas marrëveshjes së Ohrit. Ne prisnim një dialog strategjik dypalësh; ne mezi presim një marrëdhënie më të ngushtë me NATO-n, duke përfshirë potencialisht Partneritetin për Paqe, dhe më pas mbështetjen e kandidaturës së Kosovës në Bashkimin Evropian. Fatkeqësisht, për shkak se ne nuk kemi pasur ndonjë zbatim në Ohër, e gjithë kjo tani është jashtë tryezës. Unë do të doja, do të shpresoja që ne të mund ta bënim këtë në 2024.”, ka thënë Escobar për Pavlovic Today.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -