Pas eliminimit tronditës të “pancerëve”, Aleksandar Pavlović është vënë nën presion të madh të opinionit publik dhe komenteve negative në rrjetet sociale.
Mesfushori i Gjermanisë është bërë objekt kritikash pas daljes së papritur të ekipit nga Kampionati Botëror, ndërsa situata është rënduar edhe nga komente me përmbajtje raciste.
Një nga komentet që ka qarkulluar gjerësisht dhe është bërë viral thotë:
“Do vidhte makina po të ishte nga Serbia.”
Mediet gjermane dhe analistët sportivë theksojnë se mesfusha e Gjermanisë ishte një nga repartet më të dobëta, ndërsa Pavlović u vu në qendër të vëmendjes për disa gabime dhe performancë nën pritshmëri në momentet vendimtare. Sipas mediave të huaja, reagimet në rrjet kanë hapur debat të gjerë mbi kufirin mes kritikës sportive dhe gjuhës së urrejtjes, pasi ndaj tij janë shfaqur edhe komente me nuanca raciste.
Në përgjithësi, perceptimi për të ka ndryshuar brenda pak ditësh, nga një talent premtues i Gjermanisë në një nga emrat më të kritikuar pas një ndeshjeje të vetme. Rasti ka rihapur debatin mbi mënyrën se si kritika sportive shpesh kalon në fyerje dhe gjuhë urrejtjeje në rrjetet sociale.