“I paburrë, tradhtar”, eskalon përplasja në LDK, Mushkolaj ashpërson gjuhën ndaj Shkëmb Manajt

- Advertisement -
- Advertisement -

Përplasjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë eskaluar në gjuhë të ashpër mes dy zyrtarëve të lartë të partisë, Shkëmb Manaj dhe Jeton Mushkolaj, pas debateve të fundit për zhvillimet brenda strukturave të LDK-së.

Shkëmb Manaj, anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së, ka reaguar ndaj kritikave duke theksuar se ka të drejtë të flasë për interesin e partisë dhe se veprimet e tij janë në përputhje me funksionet që mban brenda strukturave të LDK-së.

“Unë kam të drejtë të flas për interesin e LDK-së para shumë kujt! E para unë jam përfaqësues i LDK-së, anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK dhe i Degës së Istogut dhe qëndrimet e mia janë të hapura dhe publike! Janë qëndrime të koordinuara edhe të degës që përfaqësoj”, ka deklaruar Manaj.

Ai ka shtuar se reagimet e tij vijnë kur, sipas tij, proceset dalin jashtë kornizave politike dhe statutore.

“Unë reagoj atëherë kur vlerësoj se proceset dalin jashtë binarëve politik, organizativ dhe statutar. Mendimin secili e ka të lirë dhe si të tillë e respektoj”, ka thënë ai.

Manaj gjithashtu ka mbrojtur figurën e tij politike, duke theksuar kontributin e gjatë brenda LDK-së.

- Advertisement -

“Nuk është etike të përmendet kryetari Haki Rugova për politika dhe procese ditore… LDK është e të gjithëve pa dallim. Kontributi i secilit duhet të jetë në frymën e bashkëpunimit”, ka theksuar ai.

Ndërkohë, kryetari i Degës së LDK-së në Deçan, Jeton Mushkolaj, ka reaguar me tone shumë të ashpra, duke pretenduar se ka pasur edhe komunikim telefonik mes tyre para përshkallëzimit të debatit publik.

“Shkëmb Manaj, pas komentit tim më telefonove dhe i sqaruam në telefon të gjitha, të cilat nuk dua t’i publikoj këtu në komente. E lamë me aq atë punë. Por ti reagove prapë”, ka shkruar Mushkolaj.

Ai më pas ka përdorur gjuhë të rëndë ndaj Manajt.

“Që je i paburrë e kam ditur, ndërsa që je edhe tradhtar, këtë sapo e mora vesh”, ka deklaruar Mushkolaj.

Këto përplasje vijnë në një periudhë tensionesh të brendshme në LDK, ku pas rezultateve zgjedhore janë intensifikuar debatet për drejtimin e partisë dhe përgjegjësinë politike të figurave kryesore./Reporteri

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -