Andrej Plenkoviq, udhëheqësi i shtetit kroat, ka uruar Albin Kurtin e Vetëvendosjes në zgjedhjen e qeverisë së re pas një viti ngërçi institucional.
Plenkoviq shënoi se Kroacia mbetet mbështetëse “e fortë” e Kosovës në rrugëtimin e saj integrues në Bashkimin Evropian.
“Urime Kryeministrit Albin Kurti për sigurimin e një mandati tjetër. Kroacia mbetet një mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të Kosovës. Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe bashkëpunimin për stabilitet dhe prosperitet në Evropën Juglindore”, tha Plenkoviq në “X”.

