Mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur me mungesa të rëndësishme.
Burime të Insajderit brenda partisë bëjnë të ditur se katër figura kryesore të këtij subjekti politik kanë bojkotuar takimin e thirrur nga kryetari Lumir Abdixhiku.
Sipas burimeve, mbledhjen e sotme e kanë bojkotuar Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti dhe Gazmend Muhaxheri.
Ky bojkot vjen në një moment tejet të ndjeshëm politik, kur LDK-ja po përballet me diskutime të brendshme për rezultatin zgjedhor dhe po shqyrton ftesën e kryeministrit për takimin rreth konstituimit të institucioneve të reja.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet…
