Osmani thumbon “Presidentët që në të kaluarën përziheshin në koalicione”, flet për krijimin e qeverisë

- Advertisement -
- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth seancës konstituive të Kuvendit duke thënë se partitë politike kanë kohë të mjaftueshme që t’i kryejnë diskutimet e nevojshme.

Osmani para mediave ka uruar deputetët që ky proces të shkojë sa më mirë dhe se konstituimi të kryhet në datën e caktuar.

‘‘Përgjegjësitë e mija kushtetuese janë që ta thërras këtë seancë konstitutive. Besoj që qe nga dita e certifikimit të rezultateve deri në momentin kur mbahet seanca konstituive veç se ka kohë të mjaftueshme që partitë politike t’i kryejnë diskutimet e nevojshme. Po ashtu për organizuesit e seancës konstituive siç e dini Kuvendi duhet të bëj një sërë regjistrimesh përgatitjesh teknike, ka kohë të mjaftueshme. Unë i uroj sukses partive politike, i uroj sukses Kuvendit të Kosovës që ai proces të shkoj sa më mirë që është e mundshme dhe që konstituimi të kryhet po me atë datë’’, ka thënë ajo.

Tutje, Osmani ka deklaruar kjo çështje u takon partive politike, edhe pse në të kaluarën ‘’mund të ketë pasur president që janë përzier në çështje të koalicioneve’’.

‘‘Siç e dini si presidente nuk kam të drejtë vote, dhe pavarësisht që në të kaluarën mund të ketë pasur president që janë përzier në çështje të koalicioneve unë i konsideroj ato çështje partiake që sipas Kushtetutës nuk janë detyrë e imja, por jam besimplotë që institucionet përkatëse përkatësisht deputetët e Kuvendit të Kosovës do të bëjnë çmos që kjo të jetë seancë e suksesshme’’, ka shtuar ajo.

Pos kësaj, ajo ka thënë se duke i parë zhvillimet gjeopolitike duhet që sa më parë që të ketë qeveri të re, pasi që siç ka theksuar presidentja ‘‘nuk është që globi na pret neve’’.

- Advertisement -

‘‘Është më rëndësi për qytetarët e Kosovës, ju po i shihni zhvillimet gjeopolitike, nuk është që globi na pret neve kështu që është më rëndësi sa më parë që të jetë e mundur, brenda afateve kushtetuese të kemi qeverinë e Republikës, së pari konsitutimin e Kuvendin që është hap i parë e pastaj qeverinë e Republikës së Kosovës. Një kuvend funksional që e kryen edhe punën e mbikëqyrjes në raport me qeverinë, sepse Kosova ka shumë punë për të bërë, prandaj edhe njëherë unë dua të u uroj suksese deputetëve të Kuvendit të Kosovës’’, ka deklaruar para mediave ajo.

Seanca e thirrur nga Osmani për konstituimin e Kuvendin është me 15 prill.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -