Volodymyr Zelensky ka bërë reagimin e tij të parë ndaj sulmit të Ukrainës ndaj bazave të shumta ajrore ruse, duke e vlerësuar si një “rezultat absolutisht të shkëlqyer”.
“Një vit, gjashtë muaj dhe nëntë ditë nga fillimi i planifikimit deri në ekzekutimin efektiv”, shkroi ai në një postim në faqen e mediave sociale X, duke e etiketuar atë si “operacioni ynë më afatgjatë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Presidenti ukrainas tha se ata që ishin të përfshirë në përgatitjen e operacionit u tërhoqën nga territori rus në kohë, pavarësisht se ministria e jashtme e Rusisë më parë pretendoi se “disa pjesëmarrës” ishin ndaluar.
This is possibly the most insane national security story in the last 50 years. Includes a massive text chain between senior members of the Trump admin gaming out foreign policy and war plans on Signal, and they accidentally added a reporter to the group chat. https://t.co/9mrYzQkOFp pic.twitter.com/thu7jlFtnv
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) March 24, 2025
“Sigurisht, jo gjithçka mund të zbulohet në këtë moment, por këto janë veprime ukrainase që padyshim do të jenë në librat e historisë”, shtoi ai.
‼️The special operation – codenamed “Web” – targeted four key Russian airbases: Belaya, Diaghilevo, Olenya and Ivanovo. The strikes damaged dozens of strategic aircraft used in bombing raids on Ukrain, — media. pic.twitter.com/HjgpmN3L37
— ZMiST (@ZMiST_Ua) June 1, 2025
“Ukraina po mbron veten, dhe me të drejtë – ne po bëjmë gjithçka që Rusia të ndiejë nevojën për t’i dhënë fund kësaj lufte”.
“Rusia e filloi këtë luftë, Rusia duhet ta përfundojë atë”.
Në një mesazh të veçantë në Telegram, Zelensky tha se 117 dronë u përdorën në operacion, dhe ai konfirmoi se “njerëzit tanë u nxorën nga territori rus… tani janë të sigurt”.
Kujtojmë se reagimi i tij erdhi pas një sulmi në shkallë të gjerë i Ukrainës në baza të shumta ajrore thellë në Rusi.
Ndërkohë në një postim në Telegram, shërbimi i sigurisë së Ukrainës ka thënë se kostoja e vlerësuar “e aviacionit strategjik të armikut” të goditur në sulmin e së dielës është në 7 miliardë dollarë.
“34% e transportuesve strategjikë të raketave në fushat kryesore ajrore të Federatës Ruse u goditën”, shtoi SBU.
Ai tha se po bën gjithçka “për të dëbuar armikun nga toka jonë amtare” dhe u zotua të mundë Rusinë “në det, në ajër dhe në tokë”. /Telegrafi/
