Deklarata e Zhaklinë Lekatarit teksa vizitoi Serbinë, ka ngjallur reagime të shumta.
Një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga Vesa Luma, shkruan lajmi.net.
Vesa e cila ka ripostuar në Instagram foton e Zhaklinës nga Serbia, ka shkruar me ironi.

“Aty rri Zhaku dhe mos harro, merre me veten Cecen e sille në Himarë.”, ka shkruar këngëtarja nga Kosova.
Më pas ajo ka publikuar edhe një foto me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta ku shihen të përqafuar.
“Ja edhe një përshëndetje për Zhakun e Zhaklinat e tjera (që shyqyr janë shumë pak) që vdesin për provokime të blera nga “skenarët” e njerëzve pa ide, kulturë e identitet. Çohu Big Basta t’i bëjmë edhe nja 7 a 8 Liana të vegjël”.

