AUV ka noftuar se pretendimet se janë publikuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të qumështit të marra nga Inspektorati më 02.07.2026 nuk janë të sakta.
” Analizat laboratorike të mostrave të marra më 02.07.2026 janë ende në proces përpunimi dhe nuk kanë përfunduar.”, thuhet në reagim.
Reagimi:
REAGIM
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) demanton lajmin e publikuar në disa media lidhur me pretendimet se janë publikuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të qumështit të marra nga Inspektorati më 02.07.2026. AUV nuk ka përcjellur asnjë email me rezultate sepse të tilla ende nuk ka.
AUV njofton opinionin publik se ky lajm me këto rezultate nuk paraqet qëndrimin zyrtar të institucionit e as nuk vijnë nga institucioni ynë. Analizat laboratorike të mostrave të marra më 02.07.2026 janë ende në proces përpunimi dhe nuk kanë përfunduar.
Siç është theksuar edhe gjatë takimit të mbajtur sot me përfaqësuesit e qumështores ‘Vita’ dhe Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, rezultatet zyrtare do të bëhen publike vetëm pas përfundimit të të gjitha analizave laboratorike dhe verifikimit të tyre nga autoritetet kompetente.
AUV u bën thirrje mediave dhe opinionit publik që të referohen vetëm në komunikimet zyrtare të Agjencisë dhe të mos publikojnë informacione të paverifikuara, të cilat mund të dezinformojnë publikun dhe të dëmtojnë besimin në procesin e kontrollit zyrtar.
