LVV-ja siguron ulësen e 53-të në Kuvend, LDK-ja e humb një deputet

- Advertisement -
- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 53 ulëse të siguruara në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Lidhje Demokratike e Kosovës e ka humbur një ulëse.

LDK kishte më herët 19 deputetë, ndërsa tani ka 18, shkruan Reporteri.net.

Ulësja u sigurua me votat e mërgatës, saktësisht votat me postë.

Partia Demokratike ka ruajtur 22 ulëset të cilat i kishte më parë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7 ulëse.

- Advertisement -

Deri tash janë numëruar 96.25% e votave.

Procesi i numërimit të votave me postë do të përmbyllet nesër.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi. Ai ka bërë me dije se kanë mbetur edhe shtatë kuti pa u numëruar, të cilat do të numërohen në mëngjes.

“Ju njoftoj se nesër (e mërkurë, 17 qershor 2026) deri në mesditë, do të përmbyllet procesi i numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës. Deri në përfundim të ditës së sotme (e martë) do të procedohen 216 nga 223 kuti votimi ku janë sistemuar zarfet e supozuara me fletëvotime, ndërkaq kutitë e mbetura, 7 të tilla, do të fillojnë të numërohen mëngjesin e të mërkurës”, ka deklaruar Elezi.

Njëkohesisht, KQZ do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -