Numërimi i votave me postë po shkon drejt fundit. Deri tash janë numëruar rreth 80% e tyre.
Në ëeb faqen e KQZ’së figurojnë të procesuara 178 vendvotime nga 223 sa janë gjithsej.
Sipas rezultateve të deritashme, prin Lëvizja Vetëvendosje me 72.12%.

Pas VV’së, renditet LDK me 12.64%, PDK me 8.08% dhe AAK me 4.40%.
Votimi përmes postës është zhvilluar nga 21 maji deri më 6 qershor 2026, ndërsa rreth 105 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për këtë formë votimi.
Të dielën është përmbyllur procesi i vlerësimit të 85,790 pakove të supozuara me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërsa janë refuzuar 2,981.
