Loja me gazin amerikan që do të na kushtonte dy dreq e gjysmë

- Advertisement -
- Advertisement -

Nga Viktor Buzhala

Opozita bashkë me analistët e gazetarët e tyre në studiot televizive janë duke u munduar ta ndërtojnë domosdoshmërisht një narrativë antiamerikane të qeverisë sonë, me spekulime që krijojnë kosto marramendëse për Kosovën.

Bëhet fjalë për gazin e lëngshëm amerikan – LNG.

Kosova ka një strukturë energjetike krejtësisht të ndryshme dhe futja e këtij gazi nënkupton që vendi ynë duhet të fillojë gjithçka nga zeroja. Kostoja përfundimtare do të ishte 3 miliardë euro, për të blerë energji më shtrenjtë sesa po e blejmë aktualisht.

Investimi fillestar ka të bëjë me ndërtimin e një gazsjellësi që do ta lidhte Kosovën me rrjetin rajonal të gazit, ku një nga pikat kryesore të furnizimit është terminali LNG në Alexandroupolis të Greqisë. Vetëm kjo lidhje është llogaritur të kushtojë rreth 600 milionë euro.

- Advertisement -

Ky gaz, që në Alexandroupolis shndërrohet nga gjendja e lëngshme në të gaztë dhe futet në gazsjellës për të ardhur tek ne, do të përdorej për dy arsye: për ngrohje, ngrohjen e ujit dhe gatim në shtëpitë tona, si dhe për të prodhuar energji në një termocentral me gaz.

Për t’u bërë gazifikimi i shtëpive, do të duhej që secili prej nesh ta ndryshonte krejtësisht infrastrukturën energjetike në shtëpitë tona. Mesatarisht, kjo do t’i kushtonte secilit së paku 2,000 euro për familje dhe biznese. Bashkë me lidhjet dhe stacionet, kostoja do të rritej tutje.

Janë 750 mijë konsumatorë në Kosovë. Por jo të gjithë do të kyçeshin. Nëse kjo do të bëhej për 500 mijë prej tyre, atëherë kostoja do të ishte 1 miliard euro.

E për të ardhur deri te familjet, duhet të bëhet gazifikimi i qyteteve dhe fshatrave. Ky gazifikim do t’i kushtonte vendit minimumi 500 milionë euro të tjera.

Pra, vetëm për të kaluar nga ngrohja dhe aktivizimi i pajisjeve shtëpiake me energji elektrike në atë me gaz do të na kushtonte mbi 2 miliardë euro.

Kur kësaj i shtohet edhe termocentrali me gaz prej 500 MW, që do të na kushtonte së paku 1 miliard euro, atëherë kostoja totale do të tejkalonte 3 miliardë euro.

E ky termocentral do të prodhonte energji elektrike rreth 180 euro/MWh, apo gjashtëfish më shtrenjtë sesa energjia që e prodhojmë aktualisht.

Prandaj, përtej populizmave dhe qëllimeve dashakeqe, popullit është mirë t’i shpjegohet kjo kosto, e cila në fund mund t’i kushtojë dy dreq e gjysmë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -