LDK del e treta në Zhabar të Vjosa Osmanit, Albin Kurti ia merr votat në lagjen ku lindi

- Advertisement -
- Advertisement -

Vjosa Osmani ka dështuar të fitojë besimin e qytetarëve në lagjen e saj në Zhabar, Mitrovicë.

Në këtë bastion të supozuar të LDK-së, ajo ka marrë vetëm 197 vota, ndërsa partia e saj ka dalë e treta.

Sipas të dhënave nga KQZ-ja pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave:

LVV kryeson bindshëm me 63.62% apo 1,532 vota, ku Albin Kurti, i pari i listës, ka marrë 1,286 vota vetëm në këtë lagje.

PDK renditet e dyta me 22.92% apo 552 vota, ku Bedri Hamza, numri një i listës, ka marrë 439 vota.

LDK ka dalë e treta me 10.63% apo 256 vota, prej të cilave Vjosa Osmani ka siguruar vetëm 197 vota.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -