10.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Kurti ia kthen Borrellit: Operacionet policore s’janë punë e asnjë zyrtari evropian

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur letrës së Shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i cili i kërkoi që për veprime policore tash e tutje në veri të koordinohet me KFOR-in e EULEX-in.

Kurti ka thënë se operacionet policore nuk janë punë as e Borrell, e as e zyrtarëve të tjerë evropianë. Këtë Kurti e ka deklaruar në një konferencë për media të enjten, pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

- Advertisement -

“As unë nuk e di kur arrestohet një kriminel, sepse kjo është çështje e policisë hetuese. Ka arrestime që unë i shoh saktësisht në të njëjtën kohë si ju, sepse jemi republikë demokratike. I tillë ka qenë arrestimi i Llunës. Mirëpo, veprimet operacionale, kur duhet të arrestohet dikush nuk janë punë e imja, besoj e asnjë zyrtari evropian, ka deklaruar Kurti.

Kurti e ka vlerësuar si të pakuptueshme që të paralajmërohen mekanizmat ndërkombëtarë para vënies së rendit dhe ligjit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -