Albin Kurti i ka ftuar të gjitha partitë në takim për nesër në orën 16:00.
Lajmin e ka bërë të ditur me postim në rrjete sociale.
“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, ka shkruar Kurti.
![850x600_Albin-Kurti-2-1536x10241689359564[1]](https://cdn.kosovaime.tv/w780/2023/07/850x600_Albin-Kurti-2-1536x102416893595641-1.jpg.webp)