19.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kurti akuzon Lajçakun se u koordinua me Vuçiqin para takimit në Bruksel

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se në Bruksel iu kërkua që të kalojnë në statusin e një diskutimi për respektimin e marrëveshjes bazike. Kurti ka hedhur akuza ndaj ndërmjetësuesit të dialogut, Miroslav Lajçak pasi sipas tij po bashkëpunon fshehurazi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se pas takimit iu ka dhënë një dokument për të cilin është thënë se është propozim i Serbisë për planin e sekuencimit por që ishte dokument i vjetër.

“Ju bëra të qartë që hapi i parë duhet të jetë dakordimi i një plani të sekuencimit. Propozimin e Serbisë nuk e dinim nuk mu dha asnjë dokument, pas diskutimeve të shumta mu soll një dokument që mu tha se është propozimi i Serbisë për planin e sekuencimit. Pasi analizuam kuptuam se ai dokument dukej se ishte dorëzuar para miratimit të marrëveshjes bazike dhe Serbia nuk kishte sjellur asnjëherë propozim për planin e sekuencimit, Lajçak e kishte fshehur këtë gjë”, deklaroi kryeministri, raporton Insajderi.

- Advertisement -

Sipas Kurtit, Lajçak dhe Vuçiq ishin dakorduar paraprakisht.

“Lajçak dhe Vuçiqi duket se janë koordinuar me një qëllim të vetëm që të bëjnë një skenar ku vetëm gjysma e marrëveshjes zbatohet përfshirë këtu edhe Asociacionin dhe ajo më e rëndësishmja të mos zbatohet asnjëherë.

Refuzimi im është logjik dhe tregues i respektit për vlerat e Bashkimit Evropian. Të thuash se një marrëveshje meriton të zbatohet vetëm në gjysmën e saj do të thotë se marrëveshja do të mbytet.

- Advertisement -

Pas daljës sime në media ku e ekspozova këtë skenar të pakuptimtë, Lajçak tha se Vuçiq e pranoj e Kurti refuzoj që është plotësisht i pavërtetë”, theksoi Kurti.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -