Kroacia i reagon Vuçiqit: Po e keqinterpreton me qëllim marrëveshjen me Kosovën e Shqipërinë, nuk na shqetësojnë deklarimet e tij për armatim

- Advertisement -
- Advertisement -

Kroacia i përgjigjet Vuçiqit: Serbia po e keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen me Kosovën dhe Shqipërinë

Në një përgjigje për Gazetën Express, Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se Serbia po e keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen trepalëshe ndërmjet Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës.

Sipas autoriteteve kroate, kjo marrëveshje nuk ka karakter kërcënues apo ofensiv, por është e orientuar drejt bashkëpunimit teknik, shkëmbimit të përvojave dhe zhvillimit të kapaciteteve në fushën e mbrojtjes, me synim forcimin e stabilitetit në rajon.

Reagimi i Zagrebit vjen pasi Vuçiq paralajmëroi se Serbia do të vazhdojë të armatoset, duke e lidhur këtë me zhvillimet e fundit në rajon. Megjithatë, pala kroate thekson se deklarimet e tilla nuk i konsideron shqetësuese dhe i sheh më shumë si qëndrime politike të brendshme.

Në të njëjtën kohë, Kroacia rikujton se Serbia ka një marrëveshje bashkëpunimi me të që nga viti 2010, e cila është edhe më e gjerë se marrëveshja aktuale trepalëshe, por që nuk përmendet nga zyrtarët serbë.

Kroacia, si anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, nënvizon se bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë është transparent dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke synuar stabilitet dhe jo përshkallëzim të situatës.

- Advertisement -

Burimi: Gazeta Express

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -