14.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Kosova rrezikohet nga përhapja e sëmundjes “Persusis”, tashmë janë paraqitur rastet e para

- Advertisement -

Në Klinikën e Infektives në QKUK, nuk ka raste të rënda me sëmundjen ngjitëse Pertusis. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), javën që lëmë pas ka  regjistruar tetë raste të konfirmuara të Pertusisit, kryesisht te moshat e reja.

- Advertisement -

Ndërsa, në Infektivë janë regjistruar vetëm dy-tre raste.

Pertusisi  që ndryshe njihet edhe si Kolla e mirë, është një sëmundje ngjitëse bakteriale që përfshin traktin e frymëmarrjes. Mënyra më e mirë për të tejkaluar këtë sëmundje është vaksinimi,  prandaj IKShPK u bën thirrje prindërve që t’i përmbahen kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe t’i vaksinojnë fëmijët, sipas orareve të përcaktuara në kalendar.

- Advertisement -

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj ka thënë për KosovaPress, se kjo sëmundje nuk paraqet ndonjë rrezik të madh për jetën e pacientëve sepse fal vaksinimit, ende nuk është regjistruar në QKUK ndonjë rast i rëndë.

Vishaj ka shtuar se ekziston mënyra e përhapjes së kësaj sëmundje, pasi që ka prindër që kanë hezituar që të vaksinojnë fëmijën e tyre.

Simptomat e kësaj sindromezakonisht shfaqen 7 deri në 10 ditë pas infektimit, por mund të shfaqen edhe deri në 21 ditë më vonë.

- Advertisement -

 

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -