13.2 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

Koci: Jam i gatshëm të shkoj në Serbi, nëse më autorizon familja e Faton Hajrizit dhe shteti

- Advertisement -

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka shprehur gatishmërinë publike dhe humanitare, që nëse autorizohet nga familja Hajrizi dhe shteti i Kosovës, do të niset për Serbi, për ta zbardhur çështjen, të vërtetën, identitetin dhe mbi të gjitha për të kërkuar kthimin e kufomës në Kosovë, gjegjësisht tek familja.

- Advertisement -

Deklarimin Koci e bëri tani kur çështja sërish ka marrë drejtim koklavitjeje, si pasojë e mosbashkëpunimit institucional të shtetit serb.

Edhe Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu sot tha se informacionet janë kundërthënëse dhe nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë.

- Advertisement -

Haxhiu tha se nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën.

“Pa e paragjykuar të kaluarën e Fatonit, për ta ndërprerë këtë ping-pong që po ndodhë, unë në formën më njerëzore e humanitare, nëse më autorizon familja Hajrizi dhe shteti im, jam gati të nisem për Serbi për të ndihmuar çështjen, respektivisht të vërtetën, në identifikim, në zbardhje të informacioneve të qëndrueshme e mbi të gjitha, pas verifikimit, në kthimin e kufomës së të ndjerit tek familja në Kosovë’, tha Koci në ‘RADIO 1’.

Tutje Koci u shpreh se Serbia nuk duhet e as nuk mundet të ndalojë kthimin e kufomës as në raste të tilla.

- Advertisement -

“Shikoni, dua t’ju them nga RADIO 1, radio juaj, hetimet dhe të gjitha fazat, normat tjera mund të vazhdojnë edhe më pas. Tani është njerëzore, pa paragjykime, që të dihet identiteti i të vrarit dhe të kthehet kufoma”, u shpreh Koci.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -