13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kjo është deklarata e Shaqirit pas barazimit ndaj Kosovës

- Advertisement -

Ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri është shprehur i lumtur që Zvicra është kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm.

- Advertisement -

“Vërtetë kam dashur të luaj dhe ta ndihmoj ekipin. Jam i lumtur që isha në gjendje të luaj nga fillimi.

Ndoshta nuk ishte ndeshja ime më e mirë. Fusha nuk ishte më e mira po ashtu. Qartë se nuk është cikli më i mirë kualifikues që kemi luajtur. Por ia dolëm sërish.

- Advertisement -

Asnjëherë nuk është e lehtë të kualifikohesh në ngjarjet e mëdha.

Ekipi dhe tifozët mund të jenë krenarë. Natyrisht tani duam ta fitojmë grupin.

Më pas mund të përgatitemi për turneun në Gjermani”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes me Kosovës.

- Advertisement -

Kosova arriti të marrë një pikë në Zvicër të shtunën.

Krahas Zvicrës nga grupi është kualifikuar edhe Rumania.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -