12.7 C
Pristina
Tuesday, March 21, 2023

I riu nga Siria reaIizon video nga rrënojat e ndërtesës së shembur, thotë se nuk e di nëse do të vdesë apo mbijetojë

- Advertisement -

Të rekomanduara

Një djalë i ri nga Siria i cili kishte ngecur nën rrënojat e ndërtesës së shembur, si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi këtë vend dhe Turqinë, ka arritur të realizojë dhe publikojë në rrjetet sociale një video nga rrënojat.

Ai shihet i tëri i mbuluar në pluhur duke thënë se nuk e di nëse do të vdesë apo mbijetojë, dhe vazhdimisht thekson se nuk e di të shpjegojë ndjenjën e të qenurit nën rrënoja.

- Advertisement -

I riu madje tregon se në ndërtesën ku jetonte në momentin kur ndodhi tërmeti, gjendeshin edhe tri apo katër familje tjera.

Në një moment derisa fliste fillojnë të bien copëzat e betonit, ndërsa akoma nuk dihet asgjë për fatin e tij, pavarësisht se disa media që kontrollohen nga qeveria në Siri raportojnë se ai është nxjerrë i gjallë.

Në anën tjetër numri i përgjithshëm i viktimave të tërmetit në Siri dhe Turqi ka shkuar në mbi 6.500, derisa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre – pra kërkimin dhe nxjerrjen e të mbijetuarve nën rrënoja.

- Advertisement -

Të fundit

Njohja e Kosovës nga Serbia, Eurodeputetja Moretti: Vuçiq nuk ka asnjë rrugë tjetër

Eurodeputetja Aleksandra Moretti ka komentuar takimin e së shtunës Kurti-Vuçiç. Në emisionin “Zona Zero”, ajo tha se ishte ditë historike...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -