15.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Gazetari i France24 pyet Kurtin “a i besoni Vuçiqit, ju ka quajtur llum terrorist?” – kjo është përgjigja

- Advertisement -

Në një intervistë për mediumin francez France24, kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është kundër-përgjigjur një deklarate fyese dhe akuzuese të dhënë kohë më parë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Gazetari Marc Perelman e ka pyetur Kurtin nëse i beson Vuçiqit, meqënese i njëjti e kishte quajtur kryeministrin e Kosovës “llum terrorist”.

- Advertisement -

A i besoni Aleksandar Vuçiqit, njëherë ai ju ka quajtur llum terrorist?”, është pyetur Kurti.

Megjithatë, Kurti ka thënë se mund t’i komentojë vetëm qëndrimet dhe mendimet e Vuçiqit, por jo edhe nivelin e tij të edukatës.

- Advertisement -

Ai ka thënë se fjalori i tij shpreh nervozë dhe panik që vjen si rezultat i progresit të Kosovës.

Epo, mund të flas për qëndrimet dhe mendimet e tij, jo për nivelin e edukatës së tij. Më ka quajtur me emra të ndryshëm, por unë mendoj se kjo ta bëjë shumë me nervozen dhe panikun në Beograd dhe me progresin në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se përkundër mosnjohjes nga Serbia, Kosova po shënon progres. Ai ka deklaruar se Serbia e ka izoluar veten duke mos u distancuar nga Kremlini.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -