Fjalimi përmbyllës i Rexhep Selimit
Kanë kaluar më shumë se 5 vite.
S’kanë qenë të lehta për ne, por as të parëndësishme për historinë e vendit tim.
Pas gjithë këtyre viteve, ka edhe një element pozitiv.
Shpresoj që gjykatësit ta kenë pasur koihë të mjaftueshme të kuptojnë që lufta jonë ishte e drejtë.
Aktakuza është e pabazuar, dhe sot rrejdha e procesit, më ka dhënë të drejtë.
Unë nuk jam ngritu këtu ta mbroj veten time, sepse këtë e kanë bërë avokatët e mi.
As t’ju tregoj për drejtësi, sepse ju e dini më mirë. Sot ju kërkon veç ta ushtroni atë, drejtësinë.
Deklaroj se ZPS kërkon e dënimin e Shtabit të Përgjithshëm; se shënjestër e saj është pikërisht UÇK-ja, vetë pavarësia.
Më dha përshtypjen që vetë Pavarësinë e sulmuan si vepër të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.
Prokuroria mbajti akuzime si “Shtabi i Përgjithshëm kërkonte Pavarësinë”. Ose “Shtabi i Përgjithshëm deklaroi se nuk do ta mbështesin autonominë.
Është vështirë të kuptohet kundër kujt është ngritur kjo aktakuzë?
Kundër nesh se luftuam për pavarësinë e Kosovës?
Kjo mbetet për tu vlerësuar nga ju të nderuar trup gjykues.
Po ashtu duan ta ndajnë shpqërinë kosovare në dysh.
Në atë ata që ishin për pavarësi dhe ata që ishin për autonomi.
Sikur duan me çdo kusht të bëjnë përçarje të shoqërisë tonë.
Po citoj “Shtabi i Përgjithshëm kërkonte Pavarësinë, ndërsa partitë që donin autonominë shpalleshin tradhtarë”.
Të nderuar. Në Kosovë nuk ka pasur asnjë parti që ishte kundër pavarësisë, dhe asnjë që donte autonominë nën Serbi.
Të gjitha partitë ishin për pavarësi, ashtu sikurse ishte qëllimi UÇK-në.
Të paraqesësh pavarësiunë si radikale, e autonominë moderne. Sikur prokuroria do ta ndajë shqiptarët mes vete.
Lufta çlirimtare nuk mund të barazohet me shtetin vrasës të Serbiës.
Ta barazosh rezistencën e një populli me plan kriminaë…ky barazim jo vetëm i pasakt por edhe thellësisht i padrejtë.
Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet, e aq më tepër në një sall gjyqi. Historinë e Kosovës e kan ëshkruar qytetarët e saj.
Kur Serbia dhe Millosheviqi vrisnin moshatarët e mi…mbyllnin shkolla e spitale, na ndiqnin për ta vrarë, dhe zbatonin spastri, etnik e gjencoid?
Çka të bënim ne? Të mos reagonim? Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj.
Clarku tregoi që Millosheviqi i kishte që “duhet vrarë të gjithë shqiptarët”.
E edhe ne e dinimin këtë sepse Serbia nuk e ka fshehur kurrë qëllimin e saj ndaj shqiptarëve.
Çka të bënim ne? Të prisnim radhët për t’u vrarë?
Prandaj duhet të rezistonim.
Prandaj unë besoja që Kosova kishte nevojë për njerëzit që e mbrojnë vete.
Prandaj unë iu bashkova Adem Jashari.
UÇK u krijua nga nevoja, sepse dhuna sistematike e Serbisë.
