11.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Fishkëllimat e tifozëve të Kosovës kur lojtarët izraelit po luteshin për pengjet bëhen lajm në mediat në Izrael

- Advertisement -

Si rëndom, para nisjes së ndeshjes futbollistike u dëgjuan himnet e dy shteteve, Kosovës dhe Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Por tifozët e Kosovës brohoritën teksa në prapavijë dëgjohej himni i Izraelit, veprim ky që u kritikua nga figura të ndryshme publike.

- Advertisement -

Për këtë moment ka raportuar e përditshmja “The Times of Israel”, duke vënë në pah faktin se derisa zyrtarët e skuadrës përqafoheshin dhe derdhnin lot për 239 pengjet që po mbahen në Gaza nga organizata Hamas, tifozët kosovarë “mbuluan” ngjarjen me brohoritje.

“The Times of Israel” rikujton se teksa ekzekutohet himni kombëtar Hatikva, anëtarët e ekipit i bëjnë homazhe të paktën 239 pengjeve të mbajtura nga terroristët në Gaza pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit, duke e bërë simbolin e gjysmë zemres për të treguar se zemra nuk është e plotë pa kthimin e tyre, raporton “The Times of Israel”.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -