“Fishkëllehej sa herë që e prekte topin”, mediat në Zvicër shkruajnë për sjelljen e tifozëve kosovarë ndaj Xhakës

- Advertisement -
- Advertisement -

Granit Xhaka udhëhoqi të martën mbrëma Zvicrën në fushë si kapiten, në barazimin 1:1 me Kosovën.

Por e gjithë vëmendja ishte te fishkëllimat e shikuesve sa herë që Xhaka e prekte topin.

Fishkëllimat ndaj tij kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes, deri në momentin kur u zëvendësua.

Menjëherë pas ndeshjes Granit Xhaka pranoi se fishkëllimat e shikuesve në “Fadil Vokrri” e kishin befasuar. Ai pranoi se e bënë të ndihej keq.

Për fishkëllimat ndaj Xhakës kanë shkruar edhe mediat në Zvicër.

- Advertisement -

Blick shkruan një mbrëmje e veçantë për të: Granit Xhaka u duartroikit dhe më pas u fishkëllye.

Blick shkruan se kur emri i Granit Xhakës dëgjohet me zë të lartë në altoparlantë gjatë prezantimit të dy ekipeve, shpërthejnë duartrokitjet. 34-vjeçari ka qenë pjesë e trashëgimisë kulturore të Kosovës të paktën që nga fitorja 3-2 e Zvicrës kundër Serbisë në Kupën e Botës 2018.

Kushdo që udhëton me makinë nga aeroporti për në Prishtinë do ta shohë atë i pari: Xhakën, duke hapur krahët e shqiponjës për të reklamuar një pije energjike. Granitin, heroin, imazhi i të cilit është ngjitur nëpër tabela të mëdha reklamash. Por edhe ky status i veçantë nuk e mbrojti atë nga fishkëllimat këtë mbrëmje të së martës. Ndoshta dhjetë minuta pas fillimit të ndeshjes, ai papritmas po fishkëllohet sa herë që prek topin, vijon shkrimi.

Sipas Blick, Xhaka po kritikohet për deklaratat që bëri në lidhje me Leon Avdullahun (21) dhe Albian Hajdarin (22) në një intervistë për Blick.

Kapiteni i ekipit kombëtar foli shumë thjesht për vendimin e tyre për të luajtur për Kosovën – dhe jo për Zvicrën.

Xhaka e vlerësoi Avdullahun si një “djalë të mirë”. Por ai gjithashtu ngriti pyetjen: “A do të kishin arritur të siguronin një vend të rregullt në ekipin kombëtar të Zvicrës brenda tre ose katër viteve? Do ta vija në dyshim këtë, duke marrë parasysh se kush nuk luan aktualisht për ne, por është tashmë më përpara në karrierën e tij.”

Pas ndeshjes, kapiteni i ekipit kombëtar ishte emocional dhe i sinqertë në një intervistë me SRF: “Vërshëllimat janë gjëja e fundit që prisja, veçanërisht këtu në shtëpi”, tha Xhaka. Ai vazhdoi: “Më dhemb, për të qenë i sinqertë. Por duhet ta pranoj. Nuk e prisja, por është pjesë e lojës. Gjithçka është në rregull.”

Ndërkohë, shoku i skuadrës Breel Embolo e minimizon situatën. Ai kujton fishkëllimat e tifozëve të Arsenalit drejtuar Xhakës: “Ai u fishkëllye nga 60,000 vetë dhe u rikthye edhe më i fortë. Ai është një djalë i madh me shpatulla të gjera. Do ta kalojë këtë shumë mirë”, tha Embolo.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -