Finalja e Eurovisionit, Shqipëria performon e fundit – këtu mund ta ndiqni LIVE

- Advertisement -
- Advertisement -

Finalja e Madhe e ‘Eurovision Song Contest 2025’ do të zhvillohet sonte në Bazel të Zvicrës. Edicioni i 69-të i festivalit më të madh të muzikës në Europë do të transmetohet drejtpërdrejt nga salla ‘St. Jakobshalle’.

26 shtete do të ngjiten në skenën e magjishme për të garuar për trofeun e madh. Mes tyre, Shqipëria e përfaqësuar nga ‘Shkodra Elektronike’ do të ndezë emocionet si kurrë më parë, duke performuar e fundit në renditje, në vendin e 26-të -kodi i votimit nga publiku.

Kënga ‘Zjerm’, u kualifikua në finale pas një performance spektakolare në gjysmëfinalen e parë në Bazel.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të këngës shqiptare.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -