“Na e kena ditë, tash ka prova” – Gjinovci kërkon hetim pas publikimit të pretendimeve për blerjen e analistëve

- Advertisement -
- Advertisement -

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas publikimit të pretendimeve për blerjen e analistëve nga një kandidate për deputete, duke kërkuar që rasti të hetohet seriozisht nga institucionet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjinovci tha se skandali i shitblerjes së analistëve duhet të trajtohet si rast i trafikimit me qenie njerëzore, ku sipas tij analistët janë viktima.

Postimi i Gjinovcit:

Skandali i shitblerjes së analistave nga kandidatja anonime për deputete duhet me u hetu si rast i trafikimit me qenie njerëzore ku analistat janë viktima të trafikimit.

Na e kena ditë, por deri tash nuk ka pasë prova të mjaftushme për me thanë me siguri, ndërsa tashma ka prova që analistat blehen e shiten me pare.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -